Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç’rast është pritur në takim nga menaxhenti i ATK-së.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, gjatë këtij takimi ka njoftuar ministren Bajrami me planet e ATK-së për vitin 2020, me theks të veçantë trendin e të hyrave, të cilat në muajin maj kanë pasur një rikthim të normalitetit tatimor – pas periudhës kritike të pandemisë, e cila siç e potencoi drejtori Murtezaj, ka pasur ndikim në zhvillimin e aktiviteteve të rregullta të ATK-së, ku si rezultat ka pasur inkasim të të hyrave më pak për muajt mars dhe prill.
Po ashtu, drejtori i ATK-së njoftoj ministren Bajrami edhe me trajtimin e borxheve tatimore, për të cilat ATK ka marrë vlerësime pozitive edhe nga institucionet ndërkombëtare, duke shtuar se situata e krijuar nga pandemia edhe tek pjesa e borxheve ka dhënë efektin e saj negativ. Përveç rezultateve të arritura, drejtori Murtezaj përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohet vazhdimisht administrata tatimore.
Veç tjerash, drejtori Murtezaj tha se ATK nga data 12 mars 2020, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me masat për parandalim të COVID 19, duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryerje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga corona virusi për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësor. Andaj, në mënyrë që të zbatohet në përpikëri ky vendim, ATK ka ulur në minimum aktivitetet e rregullta sipas Planit të Punës për vitin 2020.
Ministrja Bajrami falënderoj drejtorin e ATK-së për prezantimin e detajuar të të arriturave dhe sfidave të Administratës Tatimore të Kosovës, ajo gjithashtu, kërkoj që të vazhdohet më përkushtim arritja e objektivave të ATK-së, në të njëjtën kohë theksoj se me fillimin e implementimit të Pakos së Rimëkëmbjes së Ekonomisë- konkretisht masat që janë paraparë në periudhën afatshkurtër do të koncentrohen që sa më parë që është e mundur të kompensohet kjo rënie ekonomike dhe të kthehet ekonomina në gjendje normal.