Administrata Tatimore e Kosovës, pas pranimit të shumë thirrjeve të qytetarëve rreth kompensimit të pagave sipas Pakos Emergjente, ka sqaruar se nuk është institucioni kompetent për këto kërkesa.
ATK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që kërkesat t’ia adresojnë Ministrisë së Financave në numrin 0800 44 440.
Njoftimi i plotë:
Duke pas parasysh që jemi duke pranuar thirrje të shumta përmes linjave telefonike, si dhe adresave elektronike, lidhur me kompensimin e pagës sipas Pakos Emergjente, Administratat Tatimore e Kosovës ju njofton se nuk është kompetente t’i trajtojë këto kërkesa.
Andaj, ju lutem të gjitha kërkesat e juaja lidhur me këtë çështje i adresoni në Ministrin e Financave, në këtë numër telefoni 0800 44 440, i cili është i hapur çdo ditë (përveç vikendeve) nga ora 08:00-16:00.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!