Administrata Tatimore e Kosovës ka arkëtuar 637.3 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar–gusht 2025, duke shënuar një rritje prej 10.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas ATK-së, ky progres reflekton rritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e kontributit tatimor, si dhe efikasitetin e politikave dhe shërbimeve moderne të ofruara.
Menaxhmenti i ATK-së ka falënderuar të gjithë kontribuuesit dhe ka ritheksuar përkushtimin për transparencë dhe rritje të vazhdueshme të performancës.