Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton të gjitha entitetet e huaja që ofrojnë shërbime digjitale apo shërbime të furnizuara në mënyrë elektronike, që bazuar në Legjislacionin Tatimor të Kosovës në fuqi, ofruesit e tillë kanë për obligim që të regjistrohen për TVSH në Kosovë dhe të ngarkojnë TVSH në normën standarde prej 18% në shitjet e tyre ndaj personave (konsumatorëve) jo të tatueshëm në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas legjislacionit në fuqi, për shërbimet e ofruara në mënyrë elektronike ndaj personave jo të tatueshëm, përkatësisht personave që nuk janë të regjistruar për TVSH në Kosovë, të cilët kanë adresën e tyre të përhershme ose zakonisht banojnë në Kosovë, vendi i furnizimit të këtyre shërbimeve konsiderohet të jetë Kosova dhe duhet të ngarkohet TVSH në Kosovë në normën standarde prej 18%.
Ligji Nr. 05/L-037 për TVSH parasheh një listë të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike, që përfshinë shërbimet si vijon:
Administrata Tatimore e Kosovës, njofton ofruesit e huaj të shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike se përmbushja e obligimeve tatimore duhet të bëhet qoftë përmes emërimit të përfaqësuesit fiskal apo përmes regjistrimit të njësisë së përhershme në Kosovë. Obligimi për regjistrim rrjedh që nga fillimi i aktivitetit ekonomik në Kosovë, përkatësisht ofruesit ligjërisht obligohen të regjistrohen për TVSH para se të realizojnë shitje të tatueshme në Kosovë.
Mos përmbushja tatimore sipas legjislacionit të aplikueshëm dhe kryerja e aktiviteteve ekonomike në Kosovë pa regjistrim fiskal është subjekt i sanksioneve të ndryshme të parapara me Ligjin Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.
Andaj, inkurajojmë të gjithë ofruesit e shërbimeve të furnizuara në mënyrë elektronike qoftë vendor apo ndërkombëtar që të regjistrohen për TVSH dhe të përmbushin obligimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.