Administrata Tatimore e Kosovës, në përbërje të menaxhmentit të lartë ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të Shqipërisë.
Sipas ATK-së, takimi shërbeu si një platformë bashkëpunimi dhe dialogu profesional, ku u trajtuan çështje të rëndësishme për funksionimin e administratave moderne tatimore.
“Ndër to: procesi i digjitalizimit, fiskalizimi, menaxhimi i riskut, hetimi tatimor, si dhe masat parandaluese kundër evazionit fiskal. Vizita kishte në fokus thellimin e partneritetit dhe shkëmbimin e përvojave praktike mes dy institucioneve, me synim rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e qeverisjes fiskale. Bashkërendimi i tillë krijon bazën për një administrim më efektiv dhe për avancimin e proceseve të modernizimit në të dy vendet, në përputhje me standardet evropiane”, thuhet në njoftim.
