Një lajm i rëndë ka ardhur nga Australia ku atleti brazilian, Ian Matos, i cili ishte edhe pjesë e ekipit olimpik për kërcimin në ujë në Lojërat Olimpike 2016, vdiq në moshën 32-vjeçare si pasojë e një infeksioni në mushkëri.
Lajmi i dha nga Komiteti Olimpik Brazilian (COB), ku shprehin “keqardhjen e thellë” për vdekjen e parakohshme të kërcyesit olimpik.
Atleti ishte shtruar që prej 30 tetorit në një spital në Rio de Zhaneiro, fillimisht si pasojë e një infeksioni në fyt, i cili kaloi në ezofag dhe më pas çoi në komplikacione të frymëmarrjes.
Ian Matos, specialiteti i të cilit ishte trampolina me tre metra, filloi të shquhej si junior dhe mori pjesë në disa kampionate Panamerikane dhe Botërore, krahas Lojërave Olimpike Rio-2016, kompeticion në të cilin u rendit i teti.