Largimi i Antoine Griezmann do të lë një boshllëk të madh në sulmin e Atletico Madridit, megjithatë klubi spanjoll tashmë është hedhur në sulm për të gjetur pasardhësin e tij.
Gazzetta dello Sport raporton se Atletico Madridi e sheh yllin e Juventusit, Paulo Dybala si pasardhës të denjë të francezit, transmeton Koha.net.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se Atletico ka nisur bisedimet me agjentin e Dybalas, Gustavo Dybalan, që është edhe vëllai i lojtarit, rreth transferimit të tij.
Atletico raportohet t’i ketë ofruar Dybalas kontratë pesë vjeçare me pagë prej 9 milionë euro në sezon, plus bonuse.
Kujtojmë se edhe Juventusi është duke e konsideruar shitjen e 25 vjeçarit.