Hector Herrera është lojtari më i ri i Atletico Madrid.
Skuadra madrilene ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Hector Herrera.
29 vjeçari do t’i bashkohet Ateltico Madridit si një lojtar i lirë.
Herrera sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Portos, me të cilët ka përfunduar bashkëpunimin më 30 qershor.
Reprezentuesi meksikan gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Pochuca në Meksikë.