Atletico Madrid po negocion me agjentin e Nicolas Otamendi-t teksa po kërkon që të nënshkruajë me mbrojtësin e Manchester City-t, sipas AS.
Gjigantët e La Ligës po duan ta zëvendësojnë Lucas Hernandez-in, i cili ka nënshkruar me Bayern Munchen-in, ndërsa kapiteni Diego Godin pritet të kalojë te Interi.
Në anën tjetër, Otamendi ka kontratë me City-n deri më 2022, dhe trajneri i tij Pep Guardiola, nuk e ka aktivizuar edhe aq shumë këtë stinor.