Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milani qysh në afatin kalimtar të janarit.
Pas transferimit të Zlatan Ibrahimovict, Rossonerët po mendojnë ta shesin sulmuesi polak në muajin e ardhshëm.
AS raporton se Atletico Madridi është i interesuar në transferimin e Piatekut në afatin e dimrit.
Milani është i gatshëm ta shesë polakun, derisa kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij.
Diego Simeone thuhet se e pëlqen lojën e Piatekut dhe po tenton ta transferojë atë qysh në fillim të janarit.
Në listën e tyre janë edhe sulmuesit si, Cedric Bakambu, Paco Alcacer, Dries Mertens dhe ish0sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone.