Aubameyang: Wenger bëri mirë që u largua

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 14:51 | Nga

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka kursyer ish-trajnerin Arsene Wenger, duke thënë se Arsenal kishte “ngecur” nën drejtimin e tij.

“Topçinjtë” i mbyllën në vendet pesë dhe gjashtë dy kampionatet e fundit nën drejtimin e francezit, më të dobët në 22 vite. 68-vjeçari dha dorëheqjen dhe vendin e tij e ka marrë Unai Emery.

Aubameyang po pret me padurim nisjen e epokës së re dhe shpreson që ekipi të mos përsërisë dy vitet e fundit. “Eshtë një ndjesi e ndryshme, kontradiktore, – tha Aubameyang, i cili mbërriti te Arsenal në muajin janar. – Gjatë sezoneve të fundit, për të qenë realist, ideja është se klubi kishte ngecur. Unë mendoj se ishte një situatë “e ngrirë” që nuk duhet të vazhdonte. Tani të gjithë janë të elektrizuar, emocionuar dhe presin me padurim të shohin se çfarë do të ndodhë me trajnerin e ri. Pavarësisht respektit, mendoj se Wenger bëri mirë që zgjodhi të largohet.”

Aubameyang u ble për 60 milionë euro nga Borussia Dortmund, blerja më e shtrenjtë e historisë së klubit londinez. Ai ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje të luajtura në Premier League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme