Audi gënjen për kuajfuqi të RS4, por i shton apo i zbret?

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 12:35 | Nga

Ndonjëherë, prodhuesit e veturave pohojnë më shumë kuajfuqi se sa që realisht veturat që ata prodhojnë kanë në përpjekje për të tërhequr më shumë konsumatorë apo thjesht për të qenë më të mirë se ndonjë konkurrent.

Megjithatë, disa prodhues të tjerë pohojnë më pak se sa kanë kuaj fuqi për modelet e reja të tyre, e që realisht nuk dihet pse, transmeton koha.net.

Njëra nga këto kompani është Audi, e cila vazhdon të pohojë shumë më pak kuajfuqi se sa super veturat e tyre realisht kanë.

Kjo është e demonstruar edhe në videon më poshtë, me Audi RS4 Avant të ri.

Në letra, Audi RS4 Avant me motorin 2.9 litërsh viturbo V6 ka 444 kuajfuqi, por që në realitet ka 460.2 kuajfuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme