Audi ka lansuar një version super sportiv të SUV-coupes së ri, SQ8.
Audi SQ8 TDI i ri do të jetë gjysmë hibrid me një varg të gjerë teknologjish e që do të debutoj gjatë kësaj vere, transmeton koha.net.
SQ8 i ri ka motorin 4.0 litërsh V8 twin-turbocharged gjysmë-hibrid me naftë i cili prodhon 429 kuajfuqi ndërsa ka të gjitha rrota aktive, quattro, e tetë shpejtësi automatike.
Audi thotë se SQ8 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda e atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 250km/h.