Prodhuesi gjerman i makinave Audi do të shkurtojë gjithsej 7 500 vende pune në Gjermani, njoftoi dje kompania.
Filiali i Volkswagen deklaroi se do të shkurtojë deri në 9 500 vende pune deri në vitin 2025, por gjithashtu do të krijojë deri në 2 000 pozicione të reja në fushat e makinave elektrike dhe dixhitalizimit.
Audi dhe këshilli i punëtorëve kanë kohë që negociojnë një pakt të së ardhmes së kompaninë, ku kjo e fundit ka qenë në rënie që prej skandalit të emetimeve të naftës në vitin 2015 dhe është renditur pas konkurrentëve të saj, Daimler dhe BMW/DPA.