Sipas hulumtimeve të JD Power, prodhuesi gjerman i veturave për të dytin vit me radhë ka shënuar rezultate të shkëlqyera në atë se sa janë të kënaqur konsumatorët e saj.
Audi ka fituar simpatinë më të madhe nga të gjitha markat tjera sipas hulumtimeve të JD Power për shërbimet ndaj klientit, transmeton koha.net.
Studimi i tyre bazohet në përvojat e pronarëve të markës Audi, të cilët janë klientët më të kënaqur sa i përket mirëmbajtjes dhe riparimit të veturave.
JD Power është një kompani amerikane që merret me hulumtimin në atë se sa janë të kënaqur konsumatorët si dhe kualitetin e produkteve për industrinë e veturave.