Audio-inçizimi, deputetja e LDK-së kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit të veriut, Milan Radojçiq.

Krasniqi ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka mundur të negocioj edhe tema të tjera, me kriminelin, Milan Radojciqin.

Ajo ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Kurti duke e vlerësuar si turp të vendit:

Postimi i plotë:

Asgjë e re për qeverinë që 4 vite punoi për ta favorizuar Serbinë.

Kjo bisedë përveç që shpërfaq gënjeshtrat publike, tregon qartë se përveç për veteranët këta me “Zemljakën” mund të kenë negociuar edhe shumë gjëra tjera.

Milani, Igori, Albini, Mimoza e gjithë Qeveria Kurti le të komunikojnë për ta sjellë Radojcicin para drejtësisë por jo mbi interesat e Republikës së Kosovës sepse populli nuk do ta fal këtë. Keni mashtruar e ndërtuar tradhëtarë fiktiv për të ardhur në pushtet dhe për ta dëshmuar që jeni vet “Esat Pasha”.

Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi!

Të ngjashme