Auditori: Institucionet keqmenaxhuan buxhetin, shkelën procedurat e prokurimit

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 12:51 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Besnik Osmani, auditor i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit, ka paraqitur para Kuvendit raportin për vitin 2016.

Ai përmendi një varg shkeljesh që kanë bërë institucione lokale e qendrore. Ai tha se në raportet individuale kemi dhënë 900 rekomandime me prioritet të lartë. Numri i rekomandimeve u rrit për 31 për qind, tha Osmani.

Mbi 4 milionë euro u shpenzuan për mallra e shërbime, u keq klasifikuan shpenzimet e organizatat buxhetore paraqitën pasqyra të pasakta.

Gjatë 2016 janë bërë 10 mijë kontrata që një numër tyre nuk janë në pajtim me kornizën e Ligjit për Prokurim Publik, pra nuk janë respektuar procedurat e prokurimit.

‘”Vlera e kontratave 425 milion, disa prej këtyre nuk janë në pajtim me ligjin për Prokurim Publik. Disa prej mangësive janë dobësi në vlerësimin e nevojave dështim në zbatimin e procedurave të hapura dhe aplikim mjaft i përhapur i procedurave me kuotim të çmimeve, hyrja në kontratat pas zotime paraprake, pagesa jo në pajtim me çmimet kontraktuese, dobësi në certifikimin e pagesave dhe pagesa për punë të pakryera”.

Osmani shtoi se deri më tani pasuri kombëtare është regjistruar 8.1 miliard euro.

Ai tha se vlera e obligimeve të papaguara 260 milion euro, një pjesë e tyre janë obligime të komunave.

“Gjithsej të paarkëtuara janë 548 milion euro përafërsisht 1/3 e buxhetit të shtetit”, tha Osmani.

Sa i përket ndërmarrjeve publike, raportimi është i dobët ndërsa katër kompani punojnë me humbje. Ato madje kanë edhe detyrime të papaguar që kapin vlerën e 8.2 milionë euro.

Sipas raportit të performncës ai tha se ka dalë që qytetarët nuk marrin shërbime cilësore mjekësore. Pastaj përmirësimi i teksteve shkollore është i dobët.

Mërgim Lushtaku, nga komisioni për Buxhet dhe Financa i ka rekomanduar Kuvendit për miratimin e e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit.

Topalli: Kuvendi ta detyrojë Qeverinë për implementimin e rekomandimeve të Auditorit 

Deputeti i VV-së, Faton Topalli, tha se Kuvendi duhet ta detyroj Qeverinë për implementimin e rekomandimeve të Auditorit.

“Kuvendi duhet ta detyroj Qeverinë për implementimin e rekomandimeve të Auditorit, pasi që vet Auditori nuk e ka këtë kompetencë, duhet të krijohen mekanizma që raportet e këqija të debatohen në kuvend, organizatat buxhetore të ndëshkohen me shkurtim të buxhetit. VV do ta miratoj rekomandimin e auditorit me qëllim që të detyrohet Qeveria të implementoj rekomandimet e Auditorit”.

Hoti lavdëron punë e Auditorit

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se është rritur kredibiliteti i zyrës së auditorit, sigurisht që reformat që ne kemi ndërmarr kanë mundësuar një situatë më të shëndoshë në menaxhimin e financave publike, në veçanti prokurimin elektronik.

“Rekomandimet që ju keni dhënë duhet të merren seriozisht, grupi jonë mbështet rekomandimet e komisionit për buxhet dhe rekomandimi për miratimin  planit për implementimin e rekomandimeve”.

Haxhiu: Shqetësuese moszbatimi i rekomandimeve të Auditorit

Deputetja e AAK-së,Teuta Haxhiu, tha se mbetet shqetësuese moszbatimi i rekomandimeve të auditorit.

Ajo foli për mos zbatimin e rekomandimeve nga komuna e Gjakovës.

“Kryetarja e Gjakovës po them që në të gjithë qeverisjen e saj kemi një raport që nuk ka punë efektive, zbatim i dobët i rekomandimeve vetëm 4 nga 18 rekomandimet janë marr parasysh nga qeverisja e saj, komuna kishte adresa vetëm një numër të vogël të rekomandimeve, disa rekomandime po përsëriten nga viti në vit kjo tregon për një performancë të dobët”.

Të ngjashme