Auditori me 16 rekomandime për qeverisjen e Klinës

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Auditimi i Pasqyrës Financiare Vjetore (PFV) në Komunën e Klinës për vitin 2018 nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nxjerrë një serë dobësish në procesin qeverisës të Komunës, veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, dobësi në kontrolle menaxheriale dhe menaxhim të rrezikut, apo cilësinë e raportimit menaxherial.

ZKA-ja i ka drejtuar kësaj komune 16 rekomandime. Prej tyre, pesë rekomandime kanë të bëjnë për mangësitë dhe parregullsitë e gjetura për kontrata për punë, si lidhja e kontratave në mungesë të zotimeve, punët shtesë, vonesa në realizim të kontratave dhe dënimet nga mospagesa në kohë të faturave për punë të kryera, shkruan sot Koha Ditore.

ZKA gjatë audimit të kontratave ka gjetur disa kontrata të nënshkruara për projekte kapitale, kryesisht rrugore, pa qenë të zotuara të gjitha mjetet e nevojshme në vlerë të projekteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme