Tri pozita me ushtrues detyre janë mbajtur jashtëligjshëm vitin e kaluar në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), dy prej të cilave vazhdojnë të mbahen ende.
Të tria janë evidentuar si shkelje në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, të publikuar këto ditë pas auditimit që është kryer në vitin 2017, shkruan sot Koha Ditore.
Pozita e menaxherit të Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e kryeprokurorit të Shtetit, e udhëheqësit të Departamentit për Teknologji Informative në Sekretariatin e KPK-së, si dhe udhëheqësit të Zyrës për Transport në Sekretariatin e KPK-së, janë mbuluar më shumë se 3 muaj me ushtrues detyre, në kundërshtim me Ligjin për Shërbyesit Civilë.