Aulas nuk përjashton mundësinë që ndeshja me Juventusin të luhet në terren neutral

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas nuk e përjashton mundësinë që ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit të luhet në terren neutral.

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar çrregullim në ligën italiane, por mund të prek edhe Ligën e Kampionëve. Juventusi do të pret Lyonin në ndeshjen e kthimitë të Ligës së Kampionëve më 17 mars. Ndeshjen e parë e fitoi Lyoni në shtëpi me 1:0.

Aulas thotë se mund të ndodhë që ndeshja e kthimit të luhet në stadium neutral.

“UEFA do të vendosë se ku do të luajmë. Ka disa elemente të reja për të vlerësuar, pasi skuadra U-23 e Juventusit është në karantinë”, ka thënë Aulas për “L’Equipe”, transmeton Koha.net. “Janë të shqetësuar për katër lojtarë. Dhe rezervistët stërviten me skuadrën e parë. Do të shohim se çfarë do të ndodh. Pres të dëgjoj nga UEFA. Shpresoj të ketë lajme të mira, por në rastin më të keq, nuk mund të përjashtohet që të luhet ndeshja në fushë neutrale”.

Të ngjashme