Ditë më parë, Jennifer Lopez dhe Maluma, publikuan këngën e re “Pa ‘ti & Lonely”, që do të paraqitet edhe si kolonë zanore e filmit “Marry Me” – i cili do të prezantohet në shkurt të vitit 2021.
Në anën tjetër, së fundmi Aurela Gaçe ka marrë si shembull pikërisht këngën e dyshes së famshme për të ironizuar me klikimet e artistëve shqiptarë.
Kjo pasi një pjesë e madhe e tyre vërehet dukshëm se blejnë klikimet, duke qenë se për një kohë të shkurtër arrijnë milionat në platformën YouTube.
Me anë të një postimi të ndarë në Instagram, këngëtarja shprehet se po të ishin këtu do ishte më ndryshe me klikime – marrë parasysh së të njëjtit janë shumë të pëlqyer ndërkombëtarisht.
“3 ditë, 3 milionë e 500 mijë shikime. Ndërkohë, Subscribers në YouTube 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansa (që do të thotë o kanë o se di tjetër) ose s’dinë të blejnë, ose duhet të ishin Shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh”.
“Ah, nejse thuaj. Po të ishin këtu, do të kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh. Po nejse thuaj”.
Aurela ndërkohë shquhet si një prej artisteve me vokal të veçantë, e cila ka pushtuar tregun muzikor prej vitesh.