Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka folur për mediat italiane pas takimit që ka pasur me agjentin e Mateo Kovacic.
Drejtori Nerazzur është parë në një takim mjaft të çuditshëm me përfaqësuesin e mesfushorit të Real Madridit, duke nxitur spekulime për një transferim.
Për Sportitalia, Ausilio tha se ai është takuar vetëm miqësisht me Mamicin.
“Nuk ka fare negociata. Thjesht përshëndeta një mik timin”, u shpreh Ausilio pas këtij takimi.
Interi është në luftë për të transferuar Keita Balden nga Lazio dhe Vecinon nga Fiorentina.