Australia: Aneksimi i zonës nga Pekini “nuk ka asnjë bazë ligjore”

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Australia i ka hedhur poshtë kërkesat territoriale dhe detare të Kinës për sa i përket Detit të Kinës së Jugut.

Sipas mediave të huaja,vendi deklaroi se aneksimi i zonës nuk kishte “asnjë bazë ligjore”, pasi Kina sipas zyrtarëve ka përvetësuar pjesën më të madhe të detit.

Ndërkohë edhe SHBA i pati quajtur disa operime të Kinës si “të paligjshme” në atë zonë.

Përveç Australisë edhe vendet si Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami kanë kundërshtuar vendimin e Kinës mbi aneksimin e zonës, derisa këto shtete janë grindur për dekada mbi këtë sipërfaqe.

Aneksimi i territorit nga Pekini i njohur si “linja nëntë palësh”, u pasqyrua me ndërtimin e ishujve,dhe krijimin e një infrastrukture të konsiderueshme ushtarake. /Telegrafi/

South China Sea

Të ngjashme