Australia dhe Zelanda e Re do të ndalojnë hyrjen e të gjithë qytetarëve të huaj nga dita e premte si tentativë për të penguar përhapjen e Coronavirusit.
Kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se ky urdhër nga vendi i tij do të hyjë në fuqi nga ora 21:00, shkruan BBC.
Por më herët do të fillojë Zelanda e Re, nga mesnata e së enjtes.
Kjo masë nuk vlen për qytetarët, banorët e përhershëm dhe familjet e tyre. Të dy liderët e të dyja vendeve kanë thënë se kanë punuar bashkë në këtë drejtim.