Kryeministri australian, Scott Morrison ka paralajmëruar se zjarret shkatërruese në vend, mund të vazhdojnë me muaj të tërë.
Të paktën 24 njerëz kanë vdekur që kur kanë filluar zjarret në shtator. E cilësia e ajrit në kryeqytetin Canberra, u vlerësua si më e keqja në botë, gjatë kësaj fundjave. Morrison njoftoi krijimin e një agjensie shërimi për të ndihmuar ata që kanë humbur shtëpitë, dhe bizneset si pasojë e zjarreve të mëdha.
Kryeministri australian, anuloi një vizitë në Indi për shkak të krizës, u përball me kritika të mëdha nga të gjithë pasi thanë se shpejtësia e reagimit të tij ndaj krizës mungonte.
Ai filloi mobilizimin më të madh, duke bërë gati rreth 3 mijë rezervistë për të ndihmuar zjarrfikësit.
Zjarret në Australi kanë përfshirë gati gjithë vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha e pasoja të ndryshme.