Australia, shteti i parë në botë që i rikthehet plotësisht jetës pas pandemisë

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Australia është zyrtarisht shteti i parë në botë që do të lejojë rihapjen totale të jetës nga kjo javë, pas mbylljes nga Coronavirusi. Kështu shkruajnë mediet e huaja, transmeton BW, teksa theksojnë se në Australi tashmë do të hapen baret, restorantet, parqet dhe pishinat.

Raportohet se janë zhvilluar teste masive përgjatë dy muajve të fundit dhe ato vijojnë, pavarësisht lehtësimit të masave. Vetëm të shtunën u kryen në mbarë vendin mbi 10 000 testime, për të qartësuar edhe më shumë idetë nëse vendi duhej hapur plotësisht apo jo.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e planit me 3 faza për të lehtësuar gradualisht masat shtrënguese që prej 8 majit ndërsa deri në korrik. 1 milionë qytetarë do të mund t’i rikthehen punës dhe jetës normalisht.

Nga e premtja e 15 majit, edhe New South Wales do të rihapë bare e kafene si dhe do të lejojë 5 persona të rrinë bashkë me njëri-tjetrin.

Do të lejohet edhe mbajtja e ceremonive martesore, por jo me më shumë se 10 të ftuar apo funeralet me jo më shumë se 20 pjesëmarrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme