Australian Open do lejohet të mbahet me 30 000 tifozë

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Deri në 30.000 tifozë në ditë do lejohen të marrin pjesë në Australian Open në garën për tenis. Ky vendim është marrë nga ministri i Sporteve, i cili bën me dije se ky numër do lejohet për tetë ditë para turneut, të ndarë të barabartë mes seancave ditore dhe gjatë natës.

Më pas do ulet në 25.000 nga ndeshjet e çerekfinaleve. Australian Open do zhvillohet nga 8 deri 21 shkurt në Melburn. Këto shifra tifozësh janë përafërsisht sa gjysma e tifozëve gjatë viteve të kaluara ku nuk kishte kufizime për shkak të pandemisë, njofton BBC-ja.

“Rod Laver Arena do të ketë një atmosferë të pabesueshme, jo aq të ndryshme nga atmosfera që kemi parë në të gjitha hapjet në vitet e kaluara. Nuk do të jetë e njëjta por do të jetë ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare me turma që bota ka parë në shumë muaj”, ka deklaruar ai.

Tenistët kanë filluar të largohen nga karantina e hotelit pasi kanë përfunduar periudhën e tyre të izolimit të detyrueshme 14-ditëshe pas mbërritjes në Australi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme