Dy refugjatë janë gjetur të vdekur brenda një kamioni në Austri. Policia i zbuloi 30 refugjatë brenda hapësirës së vogël në Burgenland.
Shoferi i kamionit ka ikur në këmbë dhe po kërkohet nga autoritetet, raporton Kurier.at.
Hetimeve paraprake të autoriteteve austriake të gjithë refugjatët e gjetur në fugon ishin burra nga Siria.
Austria, ka pasur një fluks të emigrantëve në kufijtë e saj lindorë dhe jugorë.
Për këtë shkak ky shtet i ka rritur kontrollet në korrik.
Sipas policisë 250 kontrabandistë janë arrestuar që nga fillimi i vitit.
Më 27 gusht 2015, 71 imigrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Afganistani, përfshirë tre fëmijë dhe një foshnjë, u mbytën në ndarjen hermetike të një fugoni, ku kontrabandistët i kishin fshehur.
Ata u zbuluan në Austri, por vdiqën ndërsa ishin akoma në anën tjetër të kufirit.
Gati katër vjet më vonë, gjykatat hungareze dënuan kontrabandistët e tyre me burgim të përjetshëm.