Austria do të zbatojë masa kufizuese për shkak të variantit Omicron

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Austria po zbaton kufizime duke përfshirë edhe kohën e mbylljes nga ora 22:00 për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron të coronavirusit pas Krishtlindjeve.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Austria filloi të dilte disa ditë më parë nga bllokimi i plotë i katërt i coronavirusit. Derisa ai bllokim tre-javor uli infeksionet e përditshme të COVID-19, vendi po përgatitet për një rritje tjetër për shkak të variantit Omciron, prej të cilit janë konfirmuar disa qindra raste deri më tani.

Britania, Holanda, Danimarka dhe Norvegjia do të klasifikohen si zona rreziku për shkak të përhapjes së variantit Omicron, tha koordinatorja e politikave për COVID-19 Katharina Reich në një konferencë shtypi mbi masat e reja që ajo tha se synonin të vononin presionin e plotë të Omicron.

Njerëzit që hyjnë në Austri nga ato vende, do të duhet të kalojnë në karantinë nëse nuk kanë dozë përforcuese dhe mund të tregojnë një test të fundit negativ PCR, tha Reich.

Koha e mbylljes nga ora 22:00 do të vendoset te sektori i hotelierisë që nga 27 dhjetori dhe do të qëndrojë në fuqi në natën e Vitit të Ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme