Austria goditet nga një tërmet me fuqi prej 4.5 magnitudë

Prishtinë | 01 Shk 2024 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës tre të mëngjesit, pjesa lindore e Austrisë është goditur nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 magnitudë.

Epiqendra e tërmetit ishte mes Vjenës dhe Gracit, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, raporton EMSC.

Nuk raportohet për dëme materialen, ndërsa banorët e Austrisë në ueb-faqen e EMSC-së raportojnë se dridhjet e tokës i kishin zgjuar.

Dridhjet ishin ndier edhe në Çeki, Slloveni e deri në Zagreb të Kroacisë.

“Gjithqka lëvizte, pati dridhje për disa sekonda”, thanë banorët e atjeshëm.

Të ngjashme