Policia austriake ka kapur 96 të huaj nga vende të ndryshme të Evropës në një resort skijimi në alpet Saint Anton am Arlberg, të cilët po thyenin masat kundër koronavirusit.
Kryetari i Bashkisë së Saint Anton që njihet si një prej vendeve më të frekuentuara nga të huajt, ka thënë se këtë javë, dhjetëra turistë të huaj nga e gjithë Evropa kanë ardhur në qytet duke anashkaluar rregullat e mbylljes sipas të cilave ashensorët e skive janë të hapura por jo edhe hotelet për turistët.
“Disa britanikë, danezë, suedezë, rumunë, gjermanë, australianë, irlandezë dhe polakë u kontrolluan dhe gjobitën”, bënë të ditur forcat policore të provincës perëndimore të Tirolit në një deklaratë të lëshuar të premten në mbrëmje.
Operacioni ishte kryer të premten mbrëma nga 15 oficerë policorë të cilët kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej 2180 euro.
Austria e banuar nga 9 milionë banorë ka shënuar deri më tani 7703 vdekje dhe 413 mijë e 208 raste me koronavirus që kur ka filluar pandemia.
Ky shtet po regjistron çdo dit rreth 1500 raste të reja me COVID-19.