Qeveria austriake e krahut të djathtë po diskuton heqjen e shamive të kokës për vajzat në kopshtet dhe shkollat fillore të vendit me qëllim zbutjen e atij që e sheh si kërcënim ndaj kulturës tradicionale austriake.
Kjo është lëvizja më e fundit që shenjestron myslimanet në vend. Qëllimi ynë është t’i bëjmë ballë çdo zhvillimi të shoqërive paralele në Austri, tha kancelari Sebastian Kurz për radion ORF, transmeton tch.
Gjatë krizës së emigracionit në Europë, Austria pranoi azilkërkues në nivelin me shumë se një përqind të popullsisë së saj, por ishte pikërisht kjo çështje që ndihmoi konservatorët e Kurzit të fitonte zgjedhjet vitin e kaluar falë ndjekjes së një linje të ashpër kundrejt emigracionit.
Pjesë e saj, siç shpjegon tani kancelari, është dhe heqja e shamive të kokës për fëmijët në shkolla fillore dhe në institucione parashkollore. Nëse ky plan do të kthehet në ligj, ai do të jetë i detyrueshëm për vajzat deri në moshën 10 vjeç.
“Ajo që mund të them është se gjendemi përballë një fenomeni në rritje”- shpjegon Kurtz. Disa dekada më parë, një e tillë nuk ekzistonte në Austri, ndërsa tani, shohim jo vetëm kopshtet islamike, por edhe institucionet publike në Vjenë e qytete të tjera të vendit”, vazhdon ai.
Gazeta “Kurier” shkruan se as Ministria e Arsimit as eksperte të ndryshëm me të cilët kontaktoi, nuk ishin në gjendje të jepnin shifra të sakta sesa vajza mbajnë aktualisht shami koke në kopshte dhe shkolla fillore.