Tavolinë po zbukurojë me lule.
Ajo shtura në qendër të Pragës, në këtë urë historike, si një vend takim për çekët të cilët në këtë formë vendosën ta kremtojnë heqjen e kufizimeve shtetërore të parandalimit të virusit korona.
E në tryezën e mbushur, njerëzit shijuan ushqimet tradicionale të shoqëruara me këngë.
Çekia e cila ka te raportua 11 mijë 960 raste dhe 350 vdekje me Covid-19 do ta ketë të drejtën e udhëtimit ne vendin fqinj të saj, Austrinë.
Mirëpo ky shtet vendosi të ndalojë udhëtimin për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, për shkak të shifrave të larta me Covid-19.
Ndërkohë, Gjermania fqinje ka thënë se po lehtëson kufizimet për udhëtarët e 11 vendeve jashtë Bashkimit Evropian, por që nuk përfshinë listen e plotë të rekomanduar të BE-së.
Derisa BE nga 1 korriku ka vendosur ti rihapë kufijtë e saj për qytetarë nga 15 vende që nuk janë anëtare të bllokut, përfshirë Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Japoninë.
Në listë nuk figurojnë as SHBA-ja, Brazili dhe Rusia, vendet që kanë raportuar me numër të lartë të rasteve me Covid-19.