Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, nuk e ka përkrahur formimin e ushtrisë së Kosovës, duke thënë që paqja dhe stabiliteti në rajon nuk mund të ndërtohet duke formuar një ushtri.
“Hapat e thjeshtë duhet të shmangen sepse ato ndikojnë negativisht në dialog. Paqja nuk ndërtohet duke formuar një ushtri. Prandaj, unë konsideroj se vendimi i sotëm i Parlamentit të Kosovës mbi transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri nuk është i dobishëm “, tha Karin Knneissl.
Mirëpo në anën tjetër ajo ka konfirmuar që Kosova është në një marrëveshje të ngushtë me NATO-në, Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë.
“Ne presim që qeveria e Kosovës të fillojë një dialog intensiv me të gjitha grupet e popullsisë në Kosovë tani dhe të jetë në marrëveshje të ngushtë me NATO, Bashkimin Evropian dhe partnerët e saj” përfundoi ajo.