Austria është duke planifikuar që të hyjë në izolim të plotë për tre javët e ardhshme.
Izolimi është planifikuar të nisë të martën dhe të zgjasë deri më 6 dhjetor, raporton Reuters, që shton se ka parë një draft dhe përmbledhje të dekretit të Qeverisë, transmeton KOHA.
Derisa shtetrrethimi prej orës 20:00-06:00 do të ndërrohet tani me izolim dhe mbyllje të dyqaneve jo-esenciale.
Shkollat e mesme tashmë kanë kaluar në mësimin në distancë, kurse ato për moshat më të reja që janë ende të hapura do të bëjnë të njëjtën gjë dhe do të ofrohet kujdes për fëmijët nëse është e nevojshme.
Kancelari Sebastian Kurz raportohet se do të mbajë një konferencë më vonë ku do të tregojë për masat.