Sipas shifrave zyrtare, pandemia e COVID-19 ka shtyrë numrin e austriakëve të papunë në nivele historikisht të larta.
Nga të dhënat e Shërbimit austriak të Punës (AMS), janë 571,477 njerëz që aktualisht janë pa punë – një pjesë e tyre si pasojë e mbylljes së ekonomisë nga pandemia, përcjell Telegrafi.
AMS thotë se norma e papunësisë në Austri është rritur në 12.8 për qind në fund të muajit prill, nga 8.1 për qind sa ka qenë në shkurt.
Kjo krahasohet me 361,202 persona në fund të muajit prill 2019, apo një rritje vjetore prej 58 për qind.
Industritë më të goditura janë hotelet dhe restorantet, të cilët kanë parë një rritje të papunësisë në shkallën 130 për qind dhe ndërtimet, ku shifra është 98 për qind.
Austria tani është në proces të lehtësimit të masave të izolimit.
Aktualisht, në vend janë 15,538 raste të konfirmuara me Coronavirus dhe 600 viktima.