Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Austrisë U21, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.
Kosova u mbajt shumë mirë për gjatë 85 minutave, ku edhe pranoi golin e parë dhe të fitores që Kombëtarja austriake e shënoi në “Fadil Vokrri”.
Golin vendimtar dhe rezultatin 0:1 për Kombëtare e Austrisë U21 e vendosi, Grull në minutën e 85’të të takimit.
Kështu edhe Kombëtarja U21 e Kosovë shuan shpresat për një kualifikimi të mundshëm në Evropian.