Austria zyrtarisht nga sot merr presidencën e Bashkimit Europian

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 11:15 | Nga

Austria nga sot zyrtarisht ka marrë përsipër presidencën e radhës së Bashkimit Europian, ndërsa për këtë çështje për herë të parë kryesinë ka një koalicion populistësh i krahut të djathtë.

Shteti austriak me të marr këtë këtë detyrë, është zotuar se do të sigurojë më mirë kufijtë e jashtëm të bllokut prej 28 vendesh.

Në një ceremoni më 30 qershor jashtë qytetit alpin të Schladming, kancelari austriak Sebastian Kurz tha se presidenca gjashtëmujore është “një nder për ne, por gjithashtu një përgjegjësi e madhe”.

“Ne e dimë se mjedisi ndërkombëtar është i vështirë tani,” tha Kurz.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk dhe kryeministri austriak Sebastian Kurz morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit në qytetin austriak Schladming.

Kurz, i cili mori drejtimin pasi fitoi zgjedhjet vitin e kaluar dhe u bë kreu më i ri i qeverisë së BE në vetëm 31 vjet, tha se motoja e presidencës austriake do të ishte: “Një Europë që mbron”, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme