Autoblindi me para sulmohet në mes të autostradës, kalimtarët vjedhin paratë e mbetura

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afrikën e Jugut, ku persona të armatosur sulmuan një mjet të blinduar që transportonte para në një autostradë në Cape Town.

Grabitësit arritën të shpërthenin blindin me eksploziv dhe rrëmbyen prej tij pjesën më të madhe të parave, duke lënë të plagosur shoferin dhe shoqëruesit e tij.

Më pas, sikur të mos mjaftonte kjo, shoferët që kishin mbetur të bllokuar në mes të rrugës nga kjo ngjarje, dolën nga mjetet e tyre dhe filluan të rrëmbenin të gjitha paratë e mbetura në makinën e blinduar.

Në pamje shihen dhjetëra njerëz të cilët mbushin xhepat dhe bluzat me sasi të mëdha kartmonedhash.

Policia bën me dije se deri tani ka arrestuar 2 persona për sulmin, ndërsa pjesëtarët e tjerë të bandës janë larguar me paratë./A2CNN

Videot mund t’i shihni këtu:

https://a2news.com/wp-content/uploads/2022/01/640x360_MP4_7657898342102091469.mp4

https://a2news.com/wp-content/uploads/2022/01/640x360_MP4_7657898342102091469.mp4

Të ngjashme