Autobusi digjet gjatë lëvizjes në Suharekë

Prishtinë | 05 Tet 2025 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Një autobus është përfshirë nga flakët sot pasdite rreth orës 16:16 në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’ në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri të ditur se autobusi ka marrë flakë derisa ishte në lëvizje.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses”, ka thënë Bytyqi për Ekonomia Online.

Ai ka shtuar se sipas të dhënave fillestare si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, ka thënë Bytyqi.

Të ngjashme