Një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori ka ndodhur sot në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Lexues të Gazetës Online Reporteri.net kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë Agron Borovci ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bill Klinton”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një autobusi dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor:, ka thënë Borovci.
Sipas Borovcit, me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.