Autobusi Fillimi i Ri i Gruas Demokratike e PDK-së, të mërkurën, ka ndaluar në mbrëmje në Vushtrri dhe Mitrovicë. Janë zhvilluar takime me drejtueset dhe anëtaret e degës së GD-së në Mitrovicë e Vushtrri, ku u diskutua për fitoren e platformës Fillimi i Ri, më 11 Qershor.
Në takimin në Mitrovicë, morën pjesë edhe kandidatet për deputete Drita Kadriu e Jehona Shyti, ndërsa në Vushtrri, Xhevahire Izmaku. Takimit i priu, nënkryetarja e PDK-së dhe humanistja dr. Flora Brovina. “Mitrovica, qyteti i minatorëve, teknologëve, sportit e kulturës, është bastion edhe i liderit tonë, Kadri Veselit. Mitrovicës i ka hije fitorja e PDK-së” theksoi dr. Flora Brovina.
Brovina shtoi më tej se Fillimi i Ri, më 11 Qershor merr rrugën e zhvillimit të hovshëm të vendit, fuqizimin e gruas dhe rinisë. Për platformën Fillimi i Ri dhe rëndësinë e momentit që po kalohet për votimin më 11 Qershor, u diskutua edhe në Vushtrri, në takimin e Gruas Demokratike me drejtueset dhe anëtaret e degës së GD-së& dhe kandidaten për deputete, Xhevahire Izmaku.
Mënyra e votimit ishte një nga çështjet që u shpjeguan në këtë takim, po ashtu, renditja e kandidatëve dhe rëndësia e votimit të liderit të PDK-së, Kadri Veseli si dhe votimi i grave të PDK-së.
“Fillimi i Ri, nga 11 Qershori do të jetë letërnjoftimi i fitoreve tona” theksoi dr. Flora Brovina.