Një autobus me turistë gjermanë i cili po udhëtonte drejt Italisë, u përplas në një autostradë pranë qytetit Lugano të Zvicrës, kështu duke lënduar 15 persona, tre prej tyre janë në gjendje kritike.
Autobusi me 25 udhëtarë u përplas më një shenjë të autostradës rreth orës 8:00 të mëngjesit, ka raportuar një zëdhënës i policisë.
Lugano është kryeqyteti i kantonit Ticino të Zvicrës, i cili kufizohet me Italinë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.