Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi janë përplasur nga një autobus. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Moskës në Rusi, në hyrje të stacionit të metrosë.
Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se autoritetet nuk e kanë lidhur ngjarjen me sulm terrorist.
Megjithatë, hetimet paraprake janë përqendruar në dy pista. E para ka të bëjë me një defekt në sistemin e frenimit të autobusit, kurse varianti i dytë është mundësia e shmangies së përplasjes së mundshme të
autobusit me një makinë.