Automjeti godet për vdekje biçiklistin 78-vjeçar në Prizren

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur një biçiklist me pjesën e përparme të automjetit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se si pasojë e aksidentit, biçiklisti 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

Bytyqi njoftoi se pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën.

“Si pasojë e aksidentit, biçiklisti, mashkull 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën”, thuhet në konfirmim.

Bëhet e ditur se ngasësi i dyshuar mbahet në ndalim policore dhe me urdhër të tij trupi i pajetë dërgohet për autopsi.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër te te cilit ngasësi i dyshuar mbahet në ndalim policore dhe me urdhër të tij trupi i pajetë dërgohet për autopsi. Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti trafiku”, thuhet në konfirmimin për Klankosova.

Të ngjashme