Teksa shumë emra automobilash mund të mbesin të paharrueshëm, është e rrallë që një model të mbetet i pandryshueshëm për më shumë se një dekadë.
Platformat e autoprodhuesve për të përfshirë avancimet e fundit detyrojnë kompanitë të ofrojnë diçka krejtësisht të re dhe ndryshe.
“Volkswageni” së fundmi njoftoi për shuarjen e modelit të rilindur “Beetle”, që në momentin që u shua mbeti si automobili më jetëgjatë në histori.
“AutoCar” ka renditur modelet më jetëgjata në histori duke nisur nga “Peugeot 205”, që jetoi për 15 vjet në periudhën 1983-1998.
Më jetëgjatë ishte një tjetër model i kompanisë franceze. Bëhet fjalë për “Peugeot 206” që jetoi 18 vjet mes periudhës 1998–2016.