Shumë kompani të automobilave në të kaluarën kanë qenë në prag të dështimit. Megjithatë, modele të caktuara u kanë shpëtuar “jetën”.
Disa nga këta automobila kanë luajtur rol të madh duke nxjerrë kompanitë nga falimentimi, e duke i bërë ato superfuqi botërore. “Autocar” ka përzgjedhur disa që deri tash kanë luajtur rol të tillë.
“Volkswagen Beetle” – 1948-2003
“Beetle” e shpëtoi “Volkswagenin” dhe majori Ivan Hirst i Ushtrisë Britanike e shpëtoi “Beetlen”. “Beetle” u zhvillua në kohën e nazistëve dhe kompania gjermane e gjeti veten në zonën britanike gjatë luftës. Hirst kishte pastruar fabrikën dhe kishte rinisur prodhimin, duke bindur ushtrinë të blinte rreth 20 mijë njësi. Emërtimi i modelit atë kohë ishte “Type 1”. Shitjet nisën të rriten dhe kompania u zgjerua. Më 1955 u shit njësia e njëmiliontë. Në total, pasi shndërroi “Volkswagenin” në gjigant botëror, “Beetle” u shit në mbi 21 milionë njësi në të gjitha tregjet e botës.
“Mercedes-Benz 300SL” – 1954-1963
Si efekt kurore, “Mercedes 300 SL” u dizajnua gjatë viteve të 30- a, ndërsa me të dalë në treg u shfaq si sensacion me top-shpejtësinë prej rreth 220 kilometrave për orë. Pasi modelet “1400 Gullwing” i dhanë fund prodhimit, tregun e mori modeli i ri që me sistemin që tërheqë me rrotat e pasme arriti të bëhej modeli më i kërkuar. Falë tij, “Mercedesi” gëzon namin për sigurinë dhe rehatinë gjatë ngasjes.