“Jaguar Land Rover” synon të vazhdojë traditën e shpikjeve duke i hapur rrugë të ardhmes përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe investimeve në makinën që mëson e në aplikacione.
Si prodhuesi dhe investuesi më i madh në hulumtim e zhvillim në industrinë e automobilave në Britani të Madhe, “Jaguar Land Rover” është kombinimi i dy brendeve ikonike. “Jaguar” sjell modelet luksoze me dizajn sportiv, ndërsa “Land Rover” modelet premium që tërheqin me të gjitha rrotat. Këto brende u zhvilluan në mes të shekullit XX dhe fituan reputacion për shpikje.
Si e përdor “JLR” AI-në dhe makinën që mëson
Edicioni i parë i “Jaguar Land Rover Tech Fest” u mbajt më 2017. Krahas diskutimeve se si të jetohet në një botë më të lidhur, “Jaguar Land Roveri” shpalosi “Sayerin” – timon inteligjent i aktivizuar me zë. Ky prezantim u bë për t’ua ofruar njerëzve mundësinë e argëtimit përmes veçorisë së automobilave autonomë. Timoni “Sayer” u emërtua sipas disenjatorit të modelit “E-type”, Malcolm Sayer, që ka punuar për “Jaguarin” mes viteve 1951-1970.