Autori i vrasjes së dyfishtë ekstradohet nga Anglia drejt Shqipërisë

Prishtinë | 27 Gus 2023 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

I dënuari me 25 vjet burgim Artan Muça, 52 vjeç, lindur në Elbasan u ekstradua nga Anglia drejt Shqipërisë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Mançesterin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Artan Muça, më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov pronarin e bilardos dhe dhe një person tjetër.

Të ngjashme