Autoritetet gjermane kanë arritur të arrestojnë të arratisurin, shtetasin kosovar Blerim Abdullahu, pasi i njëjti muaj më parë kishte sulmuar Drejtorin e burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj.
Ky arrestim i tij nga policia gjermane, u bë në bashkëpunim kontaktues me Policinë e Kosovës, në kuadër të Europool-it, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv, e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Drejtoria rajonale e Policisë së Prishtinës, ndërsa tha se personi i arrestuar është i lindur më 1980.
Mëtej Klan Kosova mëson se pas lokalizimit nga njësitë aktive të personave të arratisur në Policinë e Kosovës është zbuluar se Blerim Abdullahu, është personi i arrestuar për sulmin ndaj Sokol Zogajt.